Vendi gëlon nga tritolet, vrasjet mafioze, grabitjet e armatosura, droga e rrëmbimet, Rama ndëshkon të pamundurit

Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp përmes ish-deputetit Ervin Salianji ka dënuar rëndë qeverisjen e Edi Ramës dhe kabinetit të tii të kapur nga krimi dhe korrupsioni, duke e cilësuar si arsyen e vetme përse Parlamenti Holandez vendosi ditën e djeshme, heqjen e vizave për Shqipërinë.

Salianji risolli edhe një herë në vëmendje lulëzimin e krimit, korrupsionit dhe drejtësinë e kapur nga trafikantët dhe kriminelët, të cilët në vend që të ishin në burg janë liruar nga aty për llogari personale të kryeministrit Edi Rama dhe interesave të tij meskinë.

Politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin.

  • Ne do t’i japim fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij, ne do të çmontojme grupet kriminale dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin e sundimit të ligjit, ku dënohen banditët e kriminelët dhe garantohen qytetarët.

Deklarata e Ervin Salianjit

Edi Rama shërbëtor ndaj krimit, gangster ndaj qytetarëve të pambrojtur e të pamundur.

Edi Rama erdhi në pushtet nëpërmjet projektit politik të bashkëpunimit me krimin dhe sjellja e tij në pushtet është shpërblimi i krimit me prona dhe asete publike, me emërime në administratën e lartë nga deputetë, kryetarë bashkie e drejtora të rëndësishëm.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me emër dhe mbiemër gjithë strukturën dhe infrastrukturën kriminale në Shqipëri, ashtu siç kemi denoncuar edhe lidhjet e qeverisë me bandat më famëkeqe ne vënd.

Edi Rama në funksion të krimit dhe për të lehtësuar bandat kriminale vendosi ministra përfaqësues të krimit, deputetë në lista si propozues të krimit.

Sot Edi Rama është i rrethuar dhe për fat të keq gjithçka ne kemi deklaruar po faktohet nga strukturat më të specializuara dhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

“Shqipëria është shndërruar në një vënd tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjërësisht nga elementë të krimit të organizuar, evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe heroinës në Shqipëri” – Raporti i DASH.

“Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe bandat motorike të jashtëligjshme janë lojtarët kryesorë të krimit në Kontinent. Aktualisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE” – deklaroi dje Europol, duke e veçuar krimin e organizuar dhe mafian shqiptare si rrezik.

Prej këtij treguesi të lartë të nivelit të kriminalitetit me mbështetje shtetërore në Shqipëri, Parlamenti Holandez votoi propozimin për rikthimin e vizave.

Për shkak të projektit politik të Edi Ramës qytetarëve shqiptarë po ju rrezikohet lëvizja e lirë, për shkak të bashkëpunimit me krimin shqipëria ka 6 vite që nuk avancon por bën hapa pas në rrugën drejt BE.

Gjendja reale e kriminalitetit, e krijuar për shkak të bashkëpunimit të krimit me qeverinë po jau nxin faqen shqiptarëve, të cilët nuk e meritojnë që për interesat kriminale të qeverisë, të shihen si delja e zezë në Evropë.

Në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, vendi gëlon nga tritolet, zjarrvëniet, grabitjet e armatosura, droga sheshit, vrasjet mafioze dhe rrëmbimet pa autorë rriten, por Rama dhe qeveria e tij ndëshkon të pamundurit, dhunon protestuesit, flak nga banesat qytetarët dhe godet gra e fëmijë.

Politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin. Shifrat e tmerrshme të nxjerra nga gjykatat tregojnë se shteti i Ramës dënon brenda dy vitesh 2156 familjarë për pamundësine e pagesës së energjisë elektrike, 8 prej të cilëve në moshë të mitur, mijëra të tjerë për suvatime oborresh apo ndërtime stallash dhe nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të dënuar.

Ne do t’i japim fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij, ne do të çmontojme grupet kriminale dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin e sundimit të ligjit, vend ku mbizotëron shteti ligjor, ku dënohen banditët e kriminelët dhe garantohen qytetarët, ne do ta rikthejmë në detyre policinë e marrë peng nga Rama dhe ushtarët e tij.

Exit mobile version