Vendi i marrë peng nga Rama dhe Berisha/ Azgan Haklaj nis fushatën për zgjedhjet e 11 Majit

Azgan Haklaj nisi fushatën si kandidat i koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit. Ai ftoi qytetarët ta votojnë për të qenë pjesë e parlamentit të ri, duke theksuar se këto zgjedhje janë një sfidë për vendin, i cili është marrë peng nga dy partitë kryesore, PS dhe PD, të cilat ai i quajti banda.

Haklaj tha se PS dhe PD po përpiqen të manipulojnë votën e diasporës dhe u bëri thirrje emigrantëve që të vijnë të votojnë në Shqipëri dhe jo përmes postës.

Kandidati i koalicionit Euroatlantik, Azgan Haklaj, tha se vetëm përmes votës së lirë mund të shembet ky sistem i kapur që mbahet në këmbë nga partitë e vjetra.

Ai theksoi se goditjen kryesore votës së shqiptarëve e dha ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008.

Sipas Haklajt, tashmë listat janë pjesërisht të hapura, një arritje e votës së deputetëve të Bashës që rrëzuan listat e mbyllura në Kuvend.

Kandidati Azgan Haklaj nisi fushatën elektorale në Tiranë, duke ftuar qytetarët për mbështetje.

Ai i konsideroi zgjedhjet e 11 majit një sfidë për vendin dhe lëshoi akuza ndaj PS dhe PD, të cilat i cilësoi si dy banda të regjistruara në KQZ.

Artikulli paraprakMe flet arresti ndërkombëtar, presidenti pro-rus i Republikës Srpska, Millorad Dodik shkon në Moskë
Artikulli tjetërAltin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës