“Vendi ka nevojë për rotacion real, jo për riciklim”/ Lapardhaja: Edi Rama, i pari politikan që futi krimin në politik

Analisti Namir Lapardhaja në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga mazhoranca dhe opozita ku u shpreh se Rama në lista ka ekspozuar emra të krimit.

Ai tha se mungesa e Veliajt do ndikojë vetëm tek elektorati i PS-së, teksa theksoi se partitë politike janë duke u munduar thjeshtë për të kuruar imazhet e tyre. Sipas tij shqiptarët kanë nevojë për një alternativë ndryshe.

Fatkeqësisht Shqipëria siç ka treguar e gjithë historia e saj në zgjedhjet politike janë të lidhura kryesisht me emrat e drejtuesve politikë dhe jo individëve. Nëse zgjedhjet do ishin me emrat e individëve mendoj se do kishim një panoramë më pozitive, një politikë më të përgjegjshme sa i përket ushtrimit të detyrave.

Për shkak se drejtuesit e partive e dinë këtë historik të kaluar ku njerëzit janë mësuar me liderët bëjnë të mundur tu japin shqiptarëve deputetë apo produkte të tyre që s’janë të detyruar tu japin llogari qytetarëve por tek ata që i kanë vendosur në listat e deputetëve.

Problemi që ka ekspozuar Rama gjatë kohës së qeverisjes së tij, që nga lista e hartuar në 2009 dhe në vijim ka ekspozuar lidhjet e politikës me krimin. Për herë të parë Rama ka kandiduar individë me rekorde të rënda kriminale ku krimi edhe nëse nuk merr vetë pjesë në zgjedhje influencon te kryetarët e partive.

Pra Rama është i pari politikan në Shqipëri që ka nxjerr krimin nga mbështetja dhe duke e vendosur atë qoftë në parlament apo pushtetin lokal dhe pavarësisht riciklimit të listave që ai ka bërë është përballur me këtë, por përgjegjësia nuk është individuale kur kemi shumë raste të përsëritura të këtyre personave.

Mbetet për tu parë se sa Rama këtë herë do jetë i aftë të shkëpusë lidhjet me krimin e organizuar në vend që vetë i ka krijuar. Kështu që platforma deputeti që duam nuk nxjerr një produkt, por përsërit atë që kemi parë deri tani, nuk do sjellë asnjë risi sepse ajo thjeshtë ka shërbyer si njëlloj makijazhi për shkak të aferave të shumta politike.

Sa i përket mungesës së kryebashkiakut në fushatën e Tiranës, Lapardhaja tha se një Veliaj bie 100 të tjerë do ngrihen.

Sigurisht do ketë impaktin e saj në raport me një elektorat të pavendosur, gri, një elektorat që shpreson te kjo politikë që jo vetëm i shërben qytetarëve, por fatkeqësisht Veliaj e tregoi se politika e tij nuk solli asgjë të re por përkundrazi e thelloi korrupsionin, solli diçka që se kishte bërë asnjë kryetar bashkie më parë.

Për një elektorat që vlerëson te drejtësia dhe vlefshmëria e votës ky është një çlirim, sa i përket militantëve sigurisht që një Veliaj bie 100 të tjerë do ngrihen.

I pyetur se sa shanse i jepni opozitës në këto zgjedhje dhe sa mandate mund të shkojë ajo, ai tha se Shqipëria nevojë për rrotacion politik, por jo riciklim.

Në të gjitha kushtet e tjera njëlloj e tillë maxhorance që me këto skandale, procesi i 11 majit do ishte një proces formal dhe të gjithë do e dinin që rrotacioni do ndodhte, por problemi është se për 3 vite Berisha e zhbëri PD duke e përdorur partinë për hallet e veta dhe për shkak të deklaratave të tyre, këta politikanë nuk ofrojnë asnjë garanci.

Mendoj se Shqipëria ka nevojë për rrotacion politik, por jo riciklim sepse Berisha nuk mund të ofrojë ndonjë ndryshim të qëndrueshëm dhe cilësor. As nga primaret e PD nuk presim asgjë dhe se shqiptarët kanë nevojë për një alternativë ndryshe.

Artikulli paraprakPZAP-ja refuzon kërkesën e Vetëvendosjes për përsëritjen e votimit përmes postës
Artikulli tjetër“Dodik, veprime të rrezikshme dhe destabiluziese”- Vjosa Osmani i bashkohet Sekretarit Rubio: Mbështesim sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës