Vendi nën pushtetin e krimit, vrasje e dyfishtë në Vlorë

Vendi ndodhet nën pushtetin e krimit. Pas vrasjes në Tiranë, grabitjes së bankës dhe aktit terrorist në Shkodër u plagosën me shpërthim tritoli 8 persona në një lokal, një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Gjorm të Vlorës rreth orës 18:45 të mbrëmjes. Viktimat janë Mariglen Memaj 35 vjeç dhe Artiol Shenaj 31 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se, Artiol Shenaj pas sherrit ka vrarë me armë zjarri Mariglen Memajn, ndërsa më pas është vetëvrarë. Mariglen Memaj nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali.
Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet që kanë sjellë konfliktin, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë në lokal në momentin që Memaj dhe Shenaj janë zënë dhe nga konflikti verbal përfunduan në përplasje fizike dhe përdorimin e armës.
Burimet e policisë bënë të ditur se, Artiol Shenaj rreth 33 vjeç ka qëlluar me armë zjarri Mariglen Memajn, 35 vjeç. Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja e më pas ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij aty pranë, ku me të njëjtën armë zjarri është vetëvrarë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakGrabitet me armë banka në mes të ditës në Tiranë, shteti ka rënë
Artikulli tjetërKim Mehmeti: Gjuha shqipe do zyrtarizohet kur të ketë politikan shqiptarë që kur gënjen turpërohet!