Kryesisë së Partisë Demokratike ka marrë një vendim të rëndësishëm në funksion të lëvizjes opozitare.
Kryesia ka marrë një sërë vendimesh por më i rëndësishmi mes tyre është ai për t’i propozuar Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.