Vendimi i Holandës, Paloka ironi me Ramën dhe Ruçin: U hakmorën pse ulën çmimin e kanabisit në Europë

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Parlamebntit holandes për votën unanime për mos hapjeen e negociatave me Shqipërinë. Në një shënim në rrjetet sociale Paloka shkruan me ironi se, “nga Holanda pritej se si hakmarrës që janë nuk ja falin Edvinit që uli çmimin e kanabisit në Europë”. “Gjermania nuk u mjaftua me një “Jo” të thjeshtë, shkruan Ploka, po paska renditur dhe një mori me kushte; krimi i organizuar, korrupsioni, drejtësi e pavarur, rikthim në funksion të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhje të lira, ministra në burg …
Shkrimi plotë në Facebook
Nga Hollanda pritej se si hakmarres qe jane, nuk ja falen Edvinit qe uli çmimin e kanabisit ne Evrope. Pastaj, siç tha shoku Gramoz, ata shtet kriminal jane.
Per Francen e sqaroi Tao Palla, zevendesi direkt i Rampalles;
Ishte nje gabim i vogel i stafit teknik por qe do te riparohet shpejt; kane derguar ne France atletet e gabuara. I kane derguar me nr e kembes se Macron, nderkohe qe Macron kerkoi atletet origjinale qe mbante veshur lideri magjepses dhe mundesisht te pa lara. Deri ne dhjetor ky gabim do korigjohet.
Po Gjermania ?!!
Sa here i ka kerkuar takim Merkel, lideri ka pranuar menjehere ta takoj… E ka marre me vete dhe gjithe sharmin e tij magjepses. Nuk eshte kursyer.

Madje pa ja kerkuar, eshte veteofruar dhe per kampe terroristesh ne Shqiperi. Thjesht per xhentilese.
Po atehere çfare ka Gjermania?
Ne rruge jodiplomatike qarkullon thashethemi se sebep eshte bere fakti qe Merkel synonte te kapte nje vend ne zyrat e BE, por ate vend e zuri Shqiperia.
E cfare faji ka Edvini ne kete rast ?! Ai vend ishte me konkurs , kush ishte me e zonja e fitoi…
Po nuk thone kot qe nga xhelozia cfare nuk ben njeriu.
Gjermania nuk u mjaftua me nje “Jo” te thjeshte, po paska renditur dhe nje mori me kushte ; krimi i organizuar, korrupsioni, drejtesi e pavarur, rikthim ne funksion te Gjykates Kushtetuese, zgjedhje te lira, ministra ne burg …
E cfare lidhje ka qeveria me keto ?!
Xhelozia!
Po keta nuk e dijne qe ne kemi PORTALIN e qeverise qe per tre minuta zgjidh cdo problem…
Ne kemi Rampallen, Tao Pallen, Saje Tahon, Fatziun, Ditziun…
Ne kemi “alkimistet”; Beqen, Gjiknurin, Ahmetajn qe çdo gje e kthejne ne flori.
Ne kemi dhe Velinen qe merr çmime nderkombetare qe ata (evropianet) nuk i shohin as ne enderr.
# “Evropa ka nevoje per Shqiperine”#

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërIzolimi i Shqipërisë dhe bllokimi i integrimit ka vetëm një armik, ai është Kryeministri