Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mbledhur sot ka marrë dy vendime të rëndësishme, njeri prej të cilësve ka të bëjë me krijimin e një qeverie kalimtare.
Vendimi parë: Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Vendimi i dytë: Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare, me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.
Kreu i PD, Basha ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD se vetëm një PD e hapur dhe demokratike është e besueshme.
Ai foli për nevojën dhe përpjekjet për modernizimin e PD. “Ne po hapim jo vetëm një rrugë të re për Partinë tonë por edhe një shembull për gjithë politikën në Shqipëri”.
“Në rradhë të parë ne jemi partia ku njerëzit çmojnë lirinë: lirinë individuale nga dhuna e shtetit, lirinë e tregut nga ndërhyrja e qeverisë. “
Një fokus të vecantë në fjalën e tij z. Basha e kishte për ish-të përndjekurit politikë dhe pronarët, rininë dhe gratë.
“Partia Demokratike duhet të ketë një vemendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve dhe pronarëve të grabitur dhe familjeve të tyre që ende vuajnë pasojat e regjimit çnjerëzor komunist. Ne kemi objektiv të rëndësishëm tërheqjen e rinisë dhe grave”, theksoi ai.
“Sikurse e thashë sfida krysore është sfida e besimit. Ne ndeshemi sot me nivelin më të ulët të besimit tek politika që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Ne ndeshemi sot me një politikë shtetërore që e ka për qëllim nxitjen e mosbesimit. Sikurse ndeshemi me mosbesimin që ka ardhur si rezultat edhe i gabimeve tona. Ka vetëm një mënyrë për ta kapërcyer këtë krizë besimi.
Ne duhet të tregojmë integritet dhe kurajë. Integritet dhe kurajë për të ofruar jo premtime dhe shpresa boshe, por një realitet thellësisht demokratik dhe të lirë duke filluar nga partia jonë. Konkurenca që çon në meritokraci, demokracia që con në kufizimin e pushtetit dhe liria që çon në mundësi: këto janë qëllimet tona kryesore në përpjekjen tonë për modernizimin e Partisë Demokratike.
Vetëm një Parti e hapur dhe demokratike është e besueshme. Me ndryshimet që kemi bërë dhe kemi besuar gjithmonë e më shumë vendimarrjen anëtarëve të Partisë Demokratike ne po hapim jo vetëm një rrugë të re për Partinë tonë por edhe një shembull për gjithë politikën në Shqipëri. Në këtë mënyrë ne do jemi në gjendje të bashkojmë njerëzit rreth Partisë sonë. Në rradhë të parë ne jemi partia ku njerëzit çmojnë lirinë: lirinë individuale nga dhuna e shtetit, lirinë e tregut nga ndërhyrja e qeverisë.
Partia Demokratike duhet të ketë një vemendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve dhe pronarëve të grabitur dhe familjeve të tyre që ende vuajnë pasojat e regjimit çnjerëzor komunist. Ne kemi objektiv të rëndësishëm tërheqjen e rinisë dhe grave. Rinia çmon më shumë se çdo gjë lirinë, lirinë për mundësi, lirinë për të provuar, lirinë për të rrezikur, lirinë për të guxuar, lirinë për të ndryshuar, lirinë për të bërë histori, sic e kemi pare ne 1990 sic po e shohim ne 2019.
Ne duhet të mbështetemi tek forca e grave: liria dhe konkurenca janë aleatët më të mëdhenj për të përmbushur të drejtat dhe aspiratat e grave. Gratë janë ato që vuajnë të parat nga dhuna, nga dhuna e shtetit, nga dhuna e shoqërisë. Partia Demokratike eshte nje parti e hapur dhe i mirëpret te gjithe ata qe duan te behen pjese e jona, te gjithe ata qe duan ndryshimin, te gjithe ata qe duan te kontribuojne per te ndryshuar njehere e pergjithmone kete lloj politikberje ne Shqiperi. Por kurre Partia Demokratike nuk do te jete strehe per kriminelë e trafikantë. Nje pushtet I ardhur me mbështetjen e krimit eshte kriminal dhe gjithmonë në dëm të interesave të qytetarëve. Situata që po kalojmë sot është pikërisht pasojë e një pushteti të siguruar nga krimi”.