Sekretari i PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhiu, komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me ‘logon’ e PD.
Si e kupton PD zyrtare vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë mbi “logon” e kësaj force politike?
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën që ne kemi adresuar në shqyrtimin e ccështjes në Gjykatën e Apelin. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit, pretendimi i asaj që ne kemi ngritur ka të bëjë me themelin e çështjes, që do të thotë me ato akte që përbënin thirrjen, mbledhjen dhe vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Ajo që ne i kërkuam Gjykatës së Apelit është që të shqyrtonte në këto akte ishin në përputhje me statutin e PD apo partive politike, shqyrtim që Gjykata e Apelit e anashkaloji për çështje proceduriale, duke vendosur rikthimin e çështjes në shkallën e parë.
Me vendimin e sotëm Gjykata e Lartë është në të njëjtën linjë me kërkesat që në kishim adresuar në Gjykatën e Apelit dhe thjeshton procedurën e përfundimit të gjykim duke mos pasur më nevojë që kjo procedurë të kalojë në dy shkallë, shkallën e parë e të dytë, por të zgjidhet menjëherë në shkallën e dytë, duke shkurtuar kohën e nevojshme për gjykimin e çështjes”, theksoi ai.
PD ka disa çështje ligjore paralelisht, deri diku të vështira për t’u kuptuar nga qytetarët, cila nga këto ‘beteja ligjore’ është më e rëndësishmja?
“Janë tre procese gjyqësore në gjykatë, procesi më thelbësor është ky që sapo Gjykata e Lartë dha një vendim, procesi i dytë është ai për regjistrimin e statutit të 2 shtatorit të vitit 2022, procesi i tretë është lidhur me disa pretendimi mbi vendimet të pretenduara të marra online në Këshillin Kombëtar në 27 korrik të vitit 2023. Në të gjitha këto çështje, e vetmja çështje që mund të legjitimojë ose shtron për diskutim për PD është çështje që sapo përfundoi në Gjykatën e Lartë”, tha ai.
“Rithemelimi” e ‘lexoi’ vendimin e Gjykatës së Lartë si rimarrje të vulës apo siç njihet ndryshe rikthim të vendimit “Zhukri”. Cili është mendimi juaj mbi këtë qëndrim?
“Ky është opinion i gjorë i tyre, është në vrazhdën e të gjithë opinioneve të gjora që ato kanë mbi vendimet e gjykatave. Ligji shqiptar është i qartë në raport përsa i përket efektit ligjor që një vendim gjykate ka”, tha ai duke nenvizuar se për aq kohë sa një ccështje është nën hetim kjo nuk mund të pretendohet.