Vendos kryesia e PD: Protesta e madhe më 16 shkurt!

Në përfundim të mbledhjes, kryesia e re e Partisë Demokratike ka vulosur datën 16 shkurt për të mbajtur protestën e madhe opozitare.
Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Kryesia e re e PD-së u mblodh dje rreth orës 17:00 për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve (sot ora 11:00) aty ku u diskutua për formën, datën dhe të gjitha detajet e protestës së opozitës.
E pas kësaj mbledhje anëtarët e Kryesisë së PD-së u mblodhën sërish sot pasdite për të vendosur datën dhe orën e protestës së madhe.

222

Artikulli paraprakDy kulla të tjera në qendër të Tiranës, Rama-Veliaj firmosin, rrethohet zona te “Sahati”
Artikulli tjetërVideo/ Rama pritet me protestë nga studentët në Elbasan, policia e merr në mbrojtje!