Vendoset masa e arrestit në shtëpi për Sali Berishën

GJKKO ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo masë arresti do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.

Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.

 

Artikulli paraprakShënim/ Rama bën bilancin e 2023, por shqiptarëve u ka humbur shpresa
Artikulli tjetër“PD në moment ringritjeje” – Taulanda Jupi: Kaluam proceset e riorganizimit