Ventura: Më shqetëson më shumë Shqipëria se Spanja

Gianpiero Ventura e ka seriozisht. Ndeshja e 24 marsit të ardhshëm përballë Shqipërisë është kthyer që tani në një ide fikse për trajnerin e Italisë. Pak ditë më parë, gjatë një vizite në Palermo, ku dhe do të luhet takimi me kuqezinjtë e De Biasit, Ventura deklaroi se e konsideronte përballjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen e dy vjeçarit. Nëse dikujt mund t’i jetë dukur thjesht një ekzagjerim i momentit nuk është kështu, pasi trajneri i Italisë e përsërit konceptin në një tjetër intervistë, ku shton se përgatitet për një Itali sa më sulmuese kundër kuqezinjve. Gjithçka ka të bëjë me duelin me Spanjën për vendin e parë në grup, që kalon pikërisht nga ndeshja me Shqipërinë, me Venturën që kur pyetet përse mendon që në shtator kur të luajë me iberikët, Spanja do të jetë më përpara përgjigjet.
“Në shtator kur në të dy kampionatet do jenë luajtur i njëri numër ndeshjesh, Spanja do të jetë më para se ne për shkak të miqësoreve të shumta që ndikojnë në fazën përgatitore. Por në Spanjë ne do të bëjmë një ndeshje shumë të madhe, për këtë jam i bindur. Më shqetëson më tepër sfida e marsit me Shqipërinë, ku kemi detyrimin për të fituar dhe do të kemi vetëm katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur. Nuk e di nëse do të jemi gati për modulin 4-2-4”, u shpreh Ventura.
Ventura paralajmëron kështu për një Itali shumë sulmuese kundër De Biazit, me Shqipërinë që përjashto ndeshjen me Izraelin, ka treguar se ka një mbrojtje të vështirë për t’u kaluar. Takimi i parë mes dy kombëtareve, në nëtor të 2014 u vendos nga një gol i vonë i Okakës në Marasi të Genoas.

Exit mobile version