Ventura zbardh listën për 2 sfidat e radhës

Kombëtarja italiane bën publike listën e të grumbulluarve. Katër herë kampionët e botës, janë në pritje të ndeshjes së radhës miqësore kundër Uruguait dhe sfidën tjetër kundër Liechtenstein, e vlefshme për botërorin “Rusi 2018”. Trajneri i të kaltërve, Gian Piero Ventura, ka bërë disa ndryshime. Në listë është përfshirë Andrea Conti, mbrojtësi i Atalantës, i cili ka zëvendësuar futbollistin e Genovës Emerson Palmieri që u dëmtua në ndeshjen e fundit në kamionat kundër Romës. Gjithashtu për të dhënë kontributin e tyre janë edhe dy futbollistë të tjerë, Alex Ferrari i Hellas Verona dhe ai i Crotones Gian Marco Ferrari, të cilët do të marrin vendet e të padisponueshmëve Cecherini dhe Romagnoli.
Porta dhe mbrojtja është e gjitha juventine. Buffon, Bonucci, Barzagli, Chielini dhe Marchisio, do t’i bashkohen kombëtares më datë 5 qershor, pasi më datë 3 ata kanë finalen e Champions League. Të kaltërit do të grumbullohen në qendrën stërvitore Coverciano. Kalendari për ta parashikon miqësoren kundër Uruguait më datë 7 qershor, më pas takimi kundër një kundërshtari të lehtë siç është Liechtenstein më datë 10.

Exit mobile version