Verdikti i Venecias dhe vendimi i “Venedikut”

Nga Lutfi Dervishi

Për deputetët:
Deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, por, në rastin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Parlamenti është i detyruar të zbatojë vendimin, sepse këto vendime janë detyruese dhe pjesë e shtetit të së drejtës.

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës përbën shkelje të kushtetutës dhe të shtetit ligjor.
A e kanë ditur këtë gjë deputetët? Si buka që hanë. Por ashtu ishte një punë.

Kur ka konflikt interesi mes detyrës së deputetit dhe ndonjë pozicioni tjetër që mban (publik ose privat), deputeti duhet të zgjedhë një nga këto detyra. Nëse nuk e zgjidh konfliktin, ai mund të humbasë mandatin.

Për këdo që është i interesuar…
Vendime e Gjykatës janë të detyrueshme për të gjitha institucionet dhe nuk janë çështje preferencash politike apo interpretimesh.

Gjykata Kushtetuese mbron të drejtat dhe ndan pushtetet për të ruajtur balancën dhe integritetin e institucioneve.
Në thelb, vendimi i Venecias kërkon që Parlamenti të veprojë sipas kushtetutës, pa marrë parasysh interesat politike.

“Vendimi i Venedikut”:
“Deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë, në një mënyrë të caktuar, pasi ata janë të lirë të ushtrojnë mandatin e tyre”
Venecia thotë: “Deputetët janë të detyruar të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përndryshe shkelin kushtetutën”, ndërsa “Venediku”, që u pompua në media thotë: ‘deputetët janë të lirë të votojnë si t’i thotë zemra”

Artikulli paraprakDita e të Drejtave të Njeriut 2024, të drejtat tona, e ardhmja jonë, tani!
Artikulli tjetërBE konfirmon datën e raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi, ja kur do të zhvillohet