Në Amerikë, “All Star Game” është një traditë. Është spektakli që sillet në jetë nga yjet e NBA dhe është një eveniment unik. Sportet e tjerë amerikanë, duke përfshirë edhe futbollin, kanë imituar basketbollin dhe kanë krijuar ndeshjet respektive “All Star Game”, ku sfidohen atletët më të mirë të Lindjes dhe Perëndimit. Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku është një tifoz i madh i basketbollit dhe ka shijuar kohët e fundit spektaklin e “All Star Game”. Ai ka hedhur idenë për krjimin e një “All Star Game” në Premier League. Ky sugjerim ka stimuluar edhe mediat italiane që kanë krijuar dy skuadra të mundshme Veri dhe Jug.
Vija imagjinare e ndarjes do të vihej në Firence. Kështu, lojtarët më të mirë të Juventus, Inter dhe Milan do të ishin te skuadra e Veriut dhe ata të Napolit, Lazio dhe Roma, të gjithë në atë të Jugut. Skuadra e Veriut do të ishte e jashtëzakonshme dhe e mbushur me të huaj. Në portë do të ishte Buffon, edhe pse zgjedhjet nuk do të mungonin. Në fakt, alternativat e tjera do të ishin Handanoviç, Szczesny dhe Donnarumma. Në mbrojtje do të riformohej dyshja Chiellini-Bonucci, ndërsa në krahë mund të aktivizohen interistët Cacelo dhe Alex Sandro. Në stol, Skriniar, De Sciglio, Calabria dhe Benatia. Mesfusha do të përbëhej nga tre lojtarë, me Pjanic në rolin e regjisorit. Në krah të tij do të ishte Kessia dhe Bonaventura. Alternativat: Khedira, Torreria i Sampdoria-s, Biglia dhe Borja Valero. Në sulm do të kishim një treshe ëndrrash të formuar nga Icardi, Dybala dhe Higuain. Stoli: Quagliarella, Mandzukic, Perisic, Suso dhe Bernardeschi.
Skuadra e Veriut
Buffon; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bonaventura, Pjanic, Kessié; Dybala; Higuain, Icardi. Po aq e fortë do të ishte edhe skuadra e Jugut. Nga ana tjetër, Napoli kryeson Serinë A, Lazio është në vendin e tretë dhe Roma në të pestin. Në portë do të ishte Alisson (Peleja i portierëve). Në mbrojtjen me katër lojtarë rreshtoheshin Hysaj, Koulibaly, De Vrij dhe Koulibaly. Alternativat: Manolas, Fazio, Albiol dhe Ghoulam.
Në një skemë 4-2-3-1 duhet të ketë vend për Nainggolan dhe Milinkoviç-Saviç, por si mund të mbahet jashtë një lojtar si Allan, Jorginho, Strootman, De Rossi, Lucas Leiva, Pellegrini dhe Zielinski do të ishin rezervat e tjera. Callejon, Mertens dhe Insigne do të pozicionoheshin mbrapa krahëve të Lorenzo Insigne për të formuar një katërshe të frikshme në sulm. Alternativat: Hamsik, Luis Alberto, Dzeko, Felipe Anderson, Schick dhe Perotti.
Skuadra e Jugut
Alisson; Hysaj, De Vrij, Koulibaly, Kolarov; Milinkoviç-Saviç, Nainggolan; Callejon, Mertens, Insigne; Immobile.