Verona ia rrit çmimin Marash Kumbullës

Nuk mund të mungonte një lajm për Marash Kumbullën në mediet italiane as ditën e sotme. Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga klubet më të mëdha të Italisë, ndërsa gara për të është shumë e ashpër.

Tuttosport shkruan se Lazio po ndërmerr një sulm për mbrojtësin shqiptar, ndërsa Verona i ka rritur çmimin.

35 milionë euro duhet të hidhen në arkat e klubit të Veronës për të marrë kartonin e shqiptarit.

Interi dhe Juventusi nuk po qëndrojnë duarkryq, ndërsa drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po mundohen të arrijë dhe një shkëmbim.

Kërkesa e Veronës është shumë e lartë duke i ditur dhe problemet e klubeve për shkak të pandemisë, por klubi i mbrojtësit po mundohet të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Exit mobile version