Verratti: Nuk jemi më të fortë se Barcelona

Italiani Marko Verratti nuk mendon se PSG-ja është më e mirë se Barcelona, me gjithë fitoren bindëse të saj prej 4-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Për Goal.com, Verratti ka thënë se kampionët e Francës duhet të punojnë fortë nesër mbrëma në “Camp Nou” për të kaluar në rrethin tjetër të garës më prestigjioze evropiane për klube, transmeton “Express”.
Nëser mbrëma, Barcelona e pret PSG-në në “Camp Nou” me një disavantazh prej 4 golave. “Jemi të përgatitur shumë mirë për ndeshjen e kthimit, siç ishim edhe në ndeshjen e parë. Ishte e qartë për t’u parë se ne punuam para ndeshjes së parë, pasi këtë e treguam gjatë 90 minutave. Por tash ne nuk mendojmë se jemi më të mirë se Barça. Kjo do të ishte gjeja më e keqe për ta bërë. Montepellier na mundi 3-0 në dhjetor, dhe ata nuk janë më të mirë se ne. Sinqerisht, mendoj se duhet t’i respektojmë shumë kundërshtarët tanë”, ka shkruar Verratti.

Exit mobile version