Vërshim anëtarësimesh në Librazhd, Vreto: PD e vetmja forcë politike që do të shpëtojë vendin

Ggjatë muajit Shtator dhe Tetor 2019 në Selinë e Partia Demokratike Dega Librazhd, kanë paraqitur kërkesen për t’u anëtarësuar dhe kontribuar pranë kësaj force politike, 125 persona dhe është për t’u vleresuar se shumica, janë të rinj, ndërkohë anëtarësimet vazhdojnë.

Uroj, mirëseardhjen, duke vlerësuar sakrificën e tyre në këtë moment ku dhuna dhe terrori i terrorristeve qeveritarë është evident. Motivoj anëtarët e rinj të Degeës PD Librazhd se do kenë gjithë hapësirat e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre, intelektual, profesional dhe do përpunohet çdo iniciativë për forcimin e strukturës dhe përballjen me kleptokratët qeveritarë që qeverisin me bandat kriminale dhe votat e vjedhura.

Gjithashtu, ftoj të gjithe anëtarët, kontributorët, faktorët, militantët, intelektualët, pronarët, të përndjekurit dhe të gjithë ata që kanë lidhje shpirtërore e programore me PD-në, të vijnë të japin kontributin, në ide dhe mendime, duke mundësuar hartimin e strategjive për të penguar përfshirjen e krimit të organizuar në shitblerjen e votës dhe deformimin e rezultatit zgjedhor, si dhe marrjen e masave për korrigjimin e mangësive tona duke kthyer besimin tek qytetarët.

I bindur se do bëheni pjesë e kësaj sfide, duke menduar se PDSH është e vetmja forcë politike që ka moralin dhe vullnetin të shpëtojë vendin nga krimi, kleptokracia dhe oligarkia që qeverisë me vota të vjedhura.

Zgjedhjet janë në prag, opozita e bashkuar nën drejtimin e PDSH-së dhe liderit Lulzim Basha është alternativë e vetme e qeverisjes së ardheshme.

Ju falenderoj nga zemra që u bëtë pjesë e PD-së.

Bujar VRETO
Kryetar i Degës së PD Librazhd

vret

Exit mobile version