Me qindra qytetarë nga Kurbini do të marshojnë drejt Tiranës për proterstën madhështore para kryeministrisë. Koordinatori dhe njëkohësisht kryetari i nëndegës së PD të Laçit, Daniel Gjoka shprehet se, jo vetëm simpatizantë të së djathtës, por apelit të protestës janë përgjigjur mjaft banorë nga shoqëria civile, madje dhe nga të majtët që janë të pakënaqur nga kjo qeverisje.
Gjoka në një prononcim për mediat thotë se, banorët kurbinas do të manifestojnë kundra qeverisë Rama, nga fakti se Kurbini ndodhet në një situatë mjaft të vështirë për të ardhmen e tyre, referuar papunësisë, mungesës së invetimeve, infrastruturës, mungesës së rendit dhe mjaft çeshtje që kanë rënduar ekonominë e famijleve kurbinase.
Gjoka shton më tej se, protestuesit në numër të konsiderueshëm nga Kurbini, do të tregojnë në këtë protestë indinjatën e madhe që ka pushtuar këtë komunitet të papërkrahur nga institucionet. Kjo situatë e mjerueshme që ka pushtuar zonën e Kurbinit, është shprehje e qartë e kësaj indinjate, e cila do të shfaqet dhe në protestën pranë kryeministrisë. Ndërsa në fund Gjoka ka theksuar se, në Kurbin jemi të vendosur të moszhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit.
Ahmet ZANI