Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se në këto zgjedhje nuk kanë arritur të fitojnë.
Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media. “PDK do të kaloj në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë ka qenë për mua shumë e veçantë”, ka shtuar Veseli.
“Unë jam shumë falënderues për jetën dhe mirënjohës mijëra njerëzve. Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë, ku anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së ju them ndjehuni krenarë me punën tuaj, sepse edhe unë ndjehem shumë krenar me ju. Besimi im te ju është i palëkundur – duhet të besoni dhe punoni për një Kosovë më të mirë, sepse në nuk ndalemi asnjëherë. Ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Veseli.
Fjalimi i Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:
Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje. Por, nuk fituam.
Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë.
Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë.
Por, ne do të vazhdojmë të shërbejmë qytetarët dhe vendin tonë.
Kjo fushatë për mua ka qenë shumë e veçantë.
U jam shumë falënderues dhe përjetë mirënjohës mijëra njerëzve që kam takuar tërë këto javë.
Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë.
Anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, ju them: ndjehuni krenarë me punën tuaj.
Sepse, edhe une ndjehem krenar me ju!
Keni bere nje pune te madhe dhe besimi im te ju eshte i palëkundur.
Ju duhet te besoni dhe te punoni cdo dite per nje Kosove me te mire.
Që nesër, ne do të vazhdojmë punën.
Kemi nisur një rrugëtim dhe nuk do të ndalemi