Vetëdigjet në ambientet e komisariatit

Një 57-vjeçar ka tentuar të vetëflijohet në ambientet e komisariatit në qytetin e Fierit. Rreth orës 13:00 të mesditës Marko Sillo hyri në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë që e kishte në një shishe plastike, njofton policia. Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHCBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e 57-vjeçarit, banues në Levan. Pasi u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, tani Marko Sillo po dërgohet në QSUT.
“Lidhur me këtë ngjarje bashkëshortja e Sillos, më datën 20.09.2016 ka kallzuar pranë në Policinë e Fierit se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit”, shkruhet në njoftimin e policisë. Ndërsa për ngjarjen e sotme pritet dëshmia e vetë 57-vjeçarit për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakAksidentohet për vdekje këmbësori
Artikulli tjetërShpërthim me tritol në Vlorë