Xheto Nuredini është grumbulluar sërish nga ekipi i parë i Xhenoas. Këto të fundit do të presin sot Lacion në orën 18:30, teksa ndeshja është e vlefshme për javën e 33-të të Seria A.
Nuredini është vetëm 17 vjeç dhe sapo ka kaluar një dëmtim, që e pengoi pas ftesës së parë te Xhenoa. Sulmuesi i Kombëtares U-19 ka shkëlqyer në Primarera me golat e tij.
Shtatlarti është një produkt i akademisë së Xhenoas. Dhe pse vetëm 17-vjeç, klubi e ka spikatur talentin shqiptar dhe tashmë mungon vetëm debutimi tek ekipi i parë.