Moti i keq dhe stuhia “Ciaran” përfshinë mesditë e sotme edhe vendin tonë. Në kryeqytet shiu i dendur dhe era e fortë shkaktoi disa probleme në disa zona të ndryshme. Mjaftuan 20 minuta që propaganda e Erion Veliajt që, “do ndihmojë edhe Firencen nga përmbytjet”, të përfundonte në Lanë
Raportohet se uji është futur në biznese dhe godina duke i përmbytur. Po ashtu edhe Lana ka arritur në nivelin e rrugës, kryesisht në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ndërkohë që rrugët u bllokuan nga kaosi i trafikut, kurse trotuaret u shndëruan në “këneta”.
Deri më tani raportohet vetëm për një efektiv policie të lënduan gjatë patrullimit, pasi një objekt u shkëput nga një objekt dhe i ra në kokë.