“Vetëm aty është gara e hapur”/ Shemsi Prençi konfirmon se do të kandidojë në listën e Demokratëve Euroatlantikë

Ish drejori i Emergjencave Civile dhe politikani Shemsi Prençi deklaroi se do të kandidojë me grupimin e Lulzim Bashës.

Ai tha se do të jetë kandidat i ”Demokratëve Euroaltantike”, sepse aty gara është e hapur dhe jo e mbyllur si tek listat e Ramës dhe Berishës.

Pak ditë më parë emri i Prençit doli dhe në listën e nxjerrë nga Demokratët Euroatantikë si kandidat për deputet dhe sot vjen dhe konfirmimi i tij.

Exit mobile version