Vetëm pasi shkoi Basha në Manëz, bashkia u kujtua të strehojë familjet e mbetura në qiell të hapur

Gjatë inspektimit të gjendjes pas tërmetit, kryetari i PD, Lulzim Basha, qëndroi në një familje në Kamberas në njësinë administratrive Manëz. Në oborrin e banesës së dëmtuar pothuajse plotësisht, prindërit mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8 muajsh pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër. Ndihma e vetme që kjo familje kishte marrë ishte nga vullnetarët.

Kryetari Basha kërkoi që të merren masa menjëherë për strehim e kësaj familje dhe të familjeve të tjera që jetojnë në kushte të mjera në çadra. Pak pasi kryetari i PD u largua nga Manza, banorët thanë se, tek kampi i çadrave kanë shkuar përfaqësues të njësisë bashkiake dhe u kanë thënë të transferohen në një fushë kalçeto gjë që është refuzuar nga banorët.

Banorët thanë se, atyre u është premtuar se do të sjellin kontenierë nga Fieri ku të strehohen, ide të cilën e propozoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Reagimi i njësisë administrative Manzë erdhi vetëm pas apelit që bëri zoti Basha, fenomen ky që ka ndodhur edhe në rastet e tjera. Pra zgjidhjet e propozuara nga shefi i opozitës janë përdorur si zgjidhje për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Artikulli paraprakBanorët në Ishëm të rrënuar nga tërmeti dhe të brasktisur nga qeveria, Basha: Duhet vëmendje urgjente”
Artikulli tjetërMima: Efekti nga tërmeti do jetë i gjatë, populli ka humbur optimizmin me Ramën në krye