Vetëm qytetarët në karantinë, Rama lë bunkerin në Surrel dhe të zhvendoset në Jug

Kryeministri Rama ka vendosur që të lerë bunkerin në Surrel dhe të zhvendoset drejt jugut për të kaluar fundjavën.

Rama ka publikuar një foto nga Vlora, ku shkruan “Me dashuri për të gjithë ju, nga pjesa më e bukur e vendit më të bukur në botë, Shqipërisë”.

Siç duket karantina e plotë dhe izolimi total në këtë periudhë, vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë, pasi zyrtarët e lartë mund të lëvizin në të gjithë vendin, ‘pa qenë të rrezikuar’ nga Covid-19!

Tashme prej kohësh publikisht, presidenti Ilir Meta ka lëvizur në qytete të ndryshme të vendit, mëgjithëse në kohë pandemie nga Covid-19, duke thyer kështu rregullat e karantinës të vendosura nga qeveria.

edi rama

Exit mobile version