Vetëm të huaj, arbitrat shqiptarë dalin nga skena për ndeshjet e “Final 4”

Çështje besimi, paragjykim apo kështu u mbyllet “goja” klubeve?! Aplikimi për herë të parë i skemës me “Final 4” ka detyruar FSHF-në t’u rikthehet arbitrave të huaj në momentet më të rëndësishme, aty ku vendoset fatet e sezonit, nga titulli kampion te Kupat e Europës.

 

Ardhja e arbitrave të huaj në ndeshje të rëndësishme të kampionatit shqiptar s’është një risi, pasi kjo praktikë është ndjekur edhe mbi dy dekada më parë, por këtë herë FSHF-ja besoi me zgjedhjen që bëri për finalen e titullit. Më 26 maj do të gjykojë në Tiranë anglezi Antoni Tejlor.

FSHF-ja bëri me dije se edhe arbitrat anësorë do të jenë të huaj. Mirëpo, “Panorama Sport” zbulon se në institucionin e futbollit shqiptar po shikojnë mundësinë që edhe në dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen për llogari të “Final 4”, arbitrat të jenë të gjithë të huaj. Zgjedhja e anglezit Tejlor nga drejtuesit e FSHF-së mësohet se kapë të papërgatitur edhe vetë sektorin e arbitrave, që në të kaluarën është mësuar më tepër me gjyqtarë nga Italia, të cilët kanë qenë ndër më të preferuarit.

Ndeshje delikate të Superiores janë gjykuar edhe nga spanjollë, sllovenë dhe maqedonas ndër vite, por tashmë duket se FSHF-ja ka ndryshuar “kurs”. Mbetet për t’u zbuluar se nga cilat vende do të vijnë gjyqtarët e gjysmëfinaleve, të cilat do të luhen më 17 dhe 19 maj.

HABIA PËR TEJLOR Tabloidi i famshëm anglez, “The Sun”, ka shkruar dje lidhur me arbitrin Antoni Tejlor, i cili do të gjykojë finalen e titullit në Shqipëri më 26 maj. Habia në artikullin kushtuar vendimit të FSHF-së është e madhe.

“Gjyqtari i Premier Ligës, Antoni Tejlor, ka një punë të re të çuditshme në Europë”, është titulli i “The Sun” për udhëtimin e Tejlor për të vendosur drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në kampionatin shqiptar. Tabloidi britanik shkruan se Tejlor ka marrë një rol të çuditshëm që ka habitur edhe tifozët kur kanë lexuar lajmin se do të gjykojë në Superioren shqiptare. Megjithatë, tani është fakt që një anglez i njohur që drejton takime të nivelit të lartë në Premier Ligë, por edhe Champions apo Europa League, do të jetë risia e këtij sezoni në kampionatin e Kategorisë Superiore.

Artikulli paraprakVarfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore! Çmimet në vend janë sa 83.7% e mesatares së BE, e treta më e shtrenjtë në rajon
Artikulli tjetërShkencat dhe artet me rënien më të madhe, ja dy degët e preferuara për studentët! Rritja e kërkesës për mjekë në vendet e BE, po tërheq të rinjtë