Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike takohen për koalicionin qeverisës

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me kandidaten e kësaj partie për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani, po takohen në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e një koalicioni qeverisës për zgjedhjeve të së dielës.

Zoti Kurti tha shkurt para takimit se “ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta ç’kapë shtetin nga e keqja”.

Sipas rezultateve paraprake lëvizja Vetëvendosje kryeson në këto zgjedhje e pasuar nga Lidhja Demokratike.

Të dyja palët kishin lënë të hapur mundësinë për një koalicion pas zgjedhjeve, pasi nuk arritën të merren vesh që të dalin bashkë në votime.

Pas zgjedhjeve, zoti Kurti tha se është e domosdoshme që këto dy parti të punojnë së bashku, ndërsa edhe zonja Osmani tha se qytetarët e Kosovës “përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme.

Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”.

Artikulli paraprakVeseli: Na mungon një lider si Cana, në Turqi vetëm për fitore
Artikulli tjetërAs Erjon Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar nuk do të më mbyllin gojën mua e opozitës