Eksperti i sigurisë kibernetike, Said Duleviç në një komunikim të drejtpërdrejtë për rubrikën “Opinion” në News24, foli për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoskinë pasi i kishin hapur një profil fals në platformën ‘TikTok’.
Ai u shpreh se rrjetet sociale duken të bukura, por kanë prapaskena, ndërsa shtoi se raste të tilla nuk janë për argëtim.
Po ashtu ai u shpreh se në disa raste ‘TikTok’-u nuk e sheh të arsyeshme të mbyllë profilin, ndaj është e nevojshme të shkojmë në instanca më të larta.
Sakaq i u ndal të përdoruesit e rrjeteve sociale, ku tha se shumë prej tyre të dalë nga TikTok janë bërë njerëz të rëndësishëm në media, teksa shtoi se kjo tregon që nëse e praktikojnë dhe njerëz të tjerë, do të thotë se do bëhen po ashtu të rëndësishëm.
“Në disa raste TikTok nuk e sheh të arsyeshme të mbyllë profilin, ndaj është e nevojshme të shkojmë në instanca më të larta. Ne sot në Shqipëri e kemi të pamundur të mos shpërndajmë foto, video me publikun, pa e menduar se mund të keqpërdoret nga njerëz të tjerë.
E para gjë që duhet të kemi parasysh është se e gjithë kjo gjëja nuk është për argëtim. Mendojnë se duke bërë këto gjëra do marrin follower-sa, komente dhe pëlqime. Personazhet e dala nga TikTok janë bërë njerëz të rëndësishëm në media. Kjo tregon se nëse ti bën këtë gjë në rrjetet sociale, do bëhesh i rëndësishëm.”, u shpreh eksperti i sigurisë.