Vetëvritet në banesë, kishte dalë me leje nga burgu

Një 26-vjeçar, i cili kishte dalë me leje nga burgu, është gjetur i pajetë në qytetin e Korçës. Bëhet e ditur se, Sergei Cenolliu ka varur veten në banesën e tij në fshatin Vashtëmi. Mësohet se ai kishte dalë me leje nga burgu dhe do të kthehej mbrëmjen e djeshme sërish në qeli. 26-vjeçari ishte arrestuar për transportim të armëve luftarake dhe për këtë ishte dënuar me 6 vite burg heqje lirie.
Cenolliut i kishin mbetur edhe dy vite burg për të shlyer dënimin. Ishin familjarët ata që e gjetën të riun të vetëvarur në banesë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shkaqeve që e çuan Sergein drejt vetëvrasjes.

Exit mobile version