Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend dhe pr/ligjin që propozon heqjen përfundimtare të imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.
Basha garantoi se ai dhe të gjithë deputetët e tij janë gati ta dorëzojnë vullnetarisht.
“Propozimi që kam dërguar në parlament është solid me përvojë e vendeve të tjera. Kërkohet dhe vullneti i të tjerëve. Dua të konfirmoj vullnetin tim dhe të PD-së për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti sipas propozimit që i kam dërguar aty. Kjo i komunikohet dhe SPAK. Po ju kujtoj iniciativën tonë për heqjen përfundimtare të imunitetit për të gjithë deputetët e Kuvendit.”