Vetingu në politikë, Bylykbashi: Kuvendi dhe qeveria që sot janë në duart e krimit do t’i kthehen popullit

Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili përfaqëson i vetëm opozitën në mbledhjen e Këshillit të Legjislaiobit për Vettingun në politikë u shpreh se, trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më!
Duke folur në mbledhjne e Këshillit të Legjislacionit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se, “lidhja krim-politikë, interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.
Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.
“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”.
Sot jam këtu në emër të opozitës për t’ju dhënë këto mesazhe:
1. Opozita nuk do të pranojë dhe as tolerojë asnjë vonesë në miratimin e vetingut të politikanëve.

2. I gjithë procesi në këtë komision ka pikërisht këtë qëllim. Të vonojë, shtyjë dhe hedhë poshtë vetingun e politikanëve.
3. Shqiptarët e mbështesin vetingun e politikanëve. Edi Rama ka deklaruar publikisht se është kundër.
4. Sa më gjatë të kemi politikanë të lidhur me krimin në Kuvend, qeveri, bashki etj., aq më keq për shqiptarët që dhunohen, grabiten dhe përdhunohen çdo ditë nga krimi.
5. Ngjarja e fundit provon se krimi ka kapur shtetin me ndihmën e pushtetarëve të lidhur me krimin.
6. Bashkqeverisja me krimin e ka sjellë vendin në një emergjencë kombëtare.
7. Ju po bëni dhe do të bëni gjithçka për ta zvarritur por nuk do ta ndalni dot vetingun e politikanëve siç nuk ndalët dot dekriminalizimin.
8. Kuvendi dhe qeveria që sot janë në duar të krimit do t’i kthehen popullit. Me çdo kusht dhe me çdo çmim.
9. Ne jemi të vendosur dhe do të bëjmë gjithçka për ta zbatuar. Në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtësi, as ekonomi, pa ndarë politikën nga krimi.

Exit mobile version