Vetingu/ Po ju mbaron afati i detyrës, anëtarët e KPK-së kërkojnë të riciklohen në sistem

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), kërkojnë që të mbeten në sistemin e drejtësisë, pas përfundimit të mandatit në muajin Dhjetor të këtij viti.

Përmes një shkrese që i kanë drejtuar qeverisë dhe Kuvendit, ata kërkojnë që të kenë mundësi që të bëhen gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Përmes një shkrese zyrtare, ata propozojnë që i njëjti emërim të vlejë edhe për këshilltarët ligjorë, të cilët të bëhen pjesë e sistemit të gjykatës dhe prokurorisë.

Ata propozojnë që për këshilltarët që kanë ushtruar 5 vite në KPK të krijohet mundësia që të pranohen në shkollën e magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurim.

Ndërsa për këshilltarët që kanë përvojë 4 vite me pëlqim të tyre, të emërohen hetues të BKH-së, që është një prej organeve më të rëndësishme pas SPAK.

Sipas shkresës së KPK, për të kaluar në filtrin e Vettingut kanë mbetur edhe 10% e subjekteve të sistemit të drejtësisë.

“Për vitin 2024, angazhimi ynë është që më herët se sa data 31 dhjetor 2024, të përfundojmë plotësisht vetingun edhe për 10% të subjekteve të mbetur të cilët janë duke iu nënshtrua këtij procesi. Kjo me qëllim që, vendimet të arsyetohen me shkrim nga trupat gjykuese dhe t’u njoftohen palëve, duke u garantuar subjektiv dhe Komisionarëve Publikë të drejtën e një ankimi efektiv ndaj vendimeve të Komisionet e më pas t’i përcillen për shqyrtim Kolegjit të Posaçëm, të Apelimit, si shkallë e dytë përfundimtare e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit, çka pasjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i barasvlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”, thuhet në kërkesën e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vetingu/ Po ju mbaron afati i detyrës, anëtarët e KPK-së

Anëtarët e KPK

Kërkesa i është drejtuar kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, delegacionit të BE dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Artikulli paraprakElita intelektuale shqiptare, peticion AMA-s: Largoni nga ekranet, sharlatanët që po vrasin gjuhën shqipe!
Artikulli tjetërNënkryetarja e PD, Pampuri: Qeveria është shndërruar në një qeveri për një grusht oligarkësh me interesa të ngushta me qeveritarët nëpërmjet kontratave korruptive, PPP-të abuzuese