E ftuar ne Ora News, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi tha se PD ka marrë dy nisma për reformën zgjedhore dhe propozimin e Vettingut të politikanëve.
Ajo tha se Vettingu në politikë do t’i japë mundësi realitetit politik të pastrohet nga ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve.
Jupi: PD ka marrë dy nisma për reformën zgjedhore dhe propozimin e Vettingut të politikanëve. I kam mbështetur këto nisma të PD-së duke parë që jemi në një pikë kthese. Mendoj se ka ardhur koha për një elitë të mirëfilltë politike, që do t’i japë vendit një vizion evropian.
Vettingu në politikë do t’i japë mundësi realitetit politik të pastrohet nga ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve. Mjafton vullneti për të zgjedhur politikanë që nuk korruptohen dhe e shohin politikën si një shërbim. Nisma ligjore e Bashës është shumë e rëndësishme dhe do të duhet vullneti i atyre që pretendojnë se janë të pastër për ta votuar atë.