Vëzhguesit Vendorë: Tentativa për blerje votash dhe intimidim votuesish në Dibër

Janë bërë disa akuza prej subjekteve zgjedhore dhe janë paraqitur disa dëshmi mediatike për raste intimidimi votuesish apo drejtimi dhe blerje vote. Për këto raste nuk ka patur një komunikim zyrtar publik prej Policisë së Shtetit apo prej Prokurorisë së Rrethit, të cilat duhet të investohen sa më parë dhe me forcë në zbardhjen dhe ndjekjen e përgjëgjësve, nëse rrethanat e bëra publike qendrojnë të vërteta
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka denoncuar dje përpjekjet për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve në Të gjendur dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesëshme për Kryetar të Bashkisë Dibër sipas raportimeve të deritanishme, deklaratave të lidershipeve politike dhe mbulimit mediatik, KVV ngre shqetësimin se potencialisht klima zgjedhore po shkon drejt një precipitimi artificial.
Fushata zgjedhore do të duhej të sillte në ligjërimin publik argumenta për integritetin dhe aftësitë menaxheriale të kandidatëve garues, iniciativa të mundshme për t’u ndërmarrë si pjesë e premtimeve elektorale apo se kush janë adresimet e kandidatëve për problematikat e njësisë vendore ku po garohet.
Premtimet për përkrahje nga qeverisja qendrore të një kandidati dhe jo të një tjetri, funksionalizimi i një kandidati në strategjitë politike opozitare dhe gjuha negativiste e akuzave të ndërsjellta të paadresuara në institucionet përgjegjëse, nuk kanë të bëjnë aspak me normalitetin e këtij procesi zgjedhor.
Kjo klimë dhe për më tepër tentativat për zhvendosjen e konfliktit të lidershipeve politike në këtë proces zgjedhor janë në dëm të qytetarëve të Bashkisë Dibër, por nga ana tjetër ato dëmtojnë në thelb edhe mbarëvajtjen e vetë demokracisë shqiptare. Deri më tani, janë bërë disa akuza prej subjekteve zgjedhore dhe janë paraqitur disa dëshmi mediatike për raste intimidimi votuesish apo drejtimi dhe blerje vote.
Për këto raste nuk ka patur një komunikim zyrtar publik prej Policisë së Shtetit apo prej Prokurorisë së Rrethit, të cilat duhet të investohen sa më parë dhe me forcë në zbardhjen dhe ndjekjen e përgjëgjësve, nëse rrethanat e bëra publike qendrojnë të vërteta.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë bën përgjegjës lidershipet politike dhe institucionet përgjegjëse për situatën deri më tani të krijuar dhe për çdo agravim të mëtejshëm të procesit zgjedhor në Bashkinë Dibër.
Këto institucione dhe lidershipet, në koherencë edhe me qendrimet e shprehura më parë, duhet të bëjnë çfarë është e mundur për të demotivuar, dënuar dhe për t’u distancuar nga çdo element apo shfaqje vullneti që tenton të krijojë një klimë pasigurie dhe presioni ndaj lirisë së shprehjes së vullnetit të qytetarëve të Dibrës.
Ky proces zgjedhor është vetëm në funksion të qytetarëve dibranë. Diskutimi i hapur i platformave zgjedhore, qetësia dhe siguria e jetesës së qytetarëve, liria e shprehjes së mendimit dhe përkatësive politike, janë të vetmet forma të pranueshme për mbarëvajtjen e një fushate zgjedhore. Çdo tjetërsim i këtij objektivi dhe tensionim i fushatës zgjedhore përbën deformim të demokracisë në vend.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i angazhuar tashmë në monitorimin e procesit zgjedhor të 11 Shtatorit 2016, i bën thirrje tërë qytetarëve dibranë dhe përkrahësve të subjekteve zgjedhore, qëtë distancohen ndaj çdo forme të korrupsionit zgjedhor dhe të jenë sa më bashkëpunes me institucionet përgjegjëse si Prokuroria e Rrethit dhe Policia e Shtetit, duke i investuar ato në përmbushjen e detyrimit të tyre.
Përfshirja direkte në format e manipulimit, heshtja apo indiferenca ndaj tyre i vendos qytetarët në pozita pranimi, duke lejuar dhe legjitimuar jo vetëm keqqeverisjen në vazhdim, por duke i dhënë mesazhe inkurajuese përdorimit të këtyre formave e metodave që s’kanë asgjë të përbashkët me ndërtimin dhe konsolidimin e një shtetit demokratik.

Exit mobile version