Kryeministri Edi Rama goditi tavolinë dhe fiku kameran gjatë një bashkëbisedimi Live me ndjekësit në rrjetet sociale gjatë rubrikës “Sy më sy”, ku komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Teksa po komentonte opozitën me fjalët: “Luli kishte goxha konsulentë, partinë e kishte shumë më në formë, dhe mbajeni mend këtu, arriti një rezultat që këta do e shohin me dylbi”, por në këtë moment një problem teknik i prishi komunikimin online dhe Rama shpërtheu duke thënë në anglisht me fjalët: “F*ck u, f*ck u”.
Më pas Kryeministri mbylli Live dhe u rikthey sërish në rrjetet sociale për të bashkëbiseduar me ndjekësit.
Rama u shpreh se është një njeri pasionant dhe ka shpërthimet e tij kur gjëra nuk shkojnë siç duhet.
“Kështu e kam unë, jam njeri pasionant kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kam shpërthimet e mia, si ata që drejtojnë një skuadër dhe nuk bëhet goli”, deklaroi kreu i qeverisë.