Video/ Banorët e Lumasit përplasen me policinë për Kanionin e Sinecit, Berisha dënon dhunën policore

Banorët e Lumasit janë ngritur sërish në protestë për shkak se edhe pas vendimit për pezullim të punimeve, firma nuk e ka ndërprerë punën në kanionin e Sinecit.

Pas vendimit të marrë nga AdZM Elbasan për Sinecin, pritej që firma “Salillari” të ndërpriste punimet.

Banorët e zonës kanë bllokuar sot me forcë mjetet e firmës “Sallillari”, por janë përleshur e rrahur me efektivët e policisë.

Në mbështetje të banorëve të Lumasit kanë ardhur edhe ambientalisti Sazan Guri dhe avokati i çështjes, Arben Llangozi.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili ka publikuar edhe një video.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Narkobandite me uniforme versulen si shtaze mbi banoret e Lumasit qe mbrojne burimin e Sinecit, pasurine e tyre jetike ujore qe duan tua grabisin.

Denoj dhunen e eger policore.

Nderim dhe mbeshtetje te plote banoreve guximtar te Lumasit. sb

Artikulli paraprakMbyten dy pushues në Qerret dhe Durrës
Artikulli tjetërKampionet olimpike zbresin në tokën dardane