Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë se keqmenaxhimi i pandemisë është problemi kryesor sot për vendin.
“Është e qartë tashmë që të gjitha rekomandimet e bëra nga opozita, nga kryetari i Partisë Demokratike në fillim të kësaj pandemie me një seriozitet të jashtëzakonshëm, sot tingëllojnë shumë të qarta për të gjithë”, shkruan Basha në një postim në Facebook.
Në një reagim tjetër shkraun se, me testimet jemi të fundit në Europë, kjo është një e dhënë e qartë, mund ta shohim shumë qartë. Kemi pranuar të bëjmë vetëm survejancë pasive. Nuk bëjmë asgjë tjetër duke ditur që mbi 50% e rasteve të reja vijnë nga kontakte me asimptomatikë ose përpara se të shfaqen simptomat.