Arsenali ka marrë atë që mund të jetë goditja përfundimtare e shpresave të vakëta që ka për fitoren e titullit kampion, teksa është ndalur në ndeshjen e kampionatit përballë Evertonit të Armando Brojës.
Skuadra e Artetas kaloi në avantazh me Trosard në pjesën e parë, por u arrit nga goli i Ndiaje në të dytën për vendasit, në radhët e të cilëve Broja luajti 25 minutat e fundit të sfidës.
Ndërkohë, Notingem Foresti i vendit të tretë nuk ka mundur të shkurtojë diferencën pasi është mposhtur me shifrat 2-1 nga Aston Vila e cila është kthyer në garë për zonën Champions.
REZULTATET
Everton-Arsenal 1-1
49’ (p) Ndiaje / 34′ L. Trosard
Goli i Trosard (VIDEO)
Goli i Ndiaje (VIDEO)
Kristal Palas-Brajton 2-1
3’ Mateta, 55’ Munjoz / 31’ Uellbek
Ipsuiç-Ullvërhempton 1-2
16’ Delap / 72′ Sarabia, 84′ Strand Larsen
Uest Hem-Bornmuth 2-2
61’ Fyllkrug, 68’ Bouen / 38’, 79′ Evanilson
Aston Vila-Notingem Forest 2-1
13’ Roxhers, 15’ Malen / 57′ Zhota Silva