Këshilltari i Bashkisë dhe kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Korçë, Elvin Bregu, ka publikuar një video-deklaratë ku denoncon si të paligjshëm dhe të dëmshëm për qytetarët buxhetin e Bashkisë për vitin 2024.
Sipas tij, buxheti është miratuar më 29 dhjetor pa konsultim publik dhe në kundërshtim me ligjin, pavarësisht paralajmërimeve të bëra Prefektit të Qarkut. Ankesa pranë Prefektit u injorua dhe vendimi u zbardh, ndërsa Gjykata Administrative, ndonëse konstatoi shkelje, nuk e riktheu çështjen për rishqyrtim. Si rrjedhojë, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë.
“Bashkia ka një buxhet prej 23 milionë euro, por nuk ka kthyer asnjë vlerë për qytetarët,” shprehet Bregu, duke listuar mungesën e investimeve në turizëm, fshat, fermerë dhe të rinj, gjendjen e rëndë të infrastrukturës, si dhe dështimin e transportit publik urban e rural.
“Bashkia Korçë ka kapitulluar përballë detyrimeve. Ne nuk do të heshtim. Fjala e dhënë do të mbahet,” deklaron ai.
Statusi i plotë:
Elvin Bregu-kandidat për deputet i Koalicioni Euroatlantik-Qarku Korçë
https://www.facebook.com/share/v/19769rxSU5/?mibextid=wwXIfr
FJALA E DHENE , FJALE E MBAJTUR :
Ankimimi ne Gjykaten e Larte Administrative ne lidhje me Buxhetin e Bashkise Korce eshte nje obligim i yni per premtimin qe kemi bere. Në mbledhjen e Keshillit te Bashkise Korce, zhvilluar më datë 29 Dhjetor 2023 u miratua BUXHETI I BASHKISË KORÇË I VITIT 2024 DHE PBA 2024-2026, ne kundershtim me ligjin dhe pa konsultim publik. Edhe pse kishim kontaktuar prefektin e Qarkut Korce dhe e vume ne dijeni per shkeljet e ligjit qe ishin duke u kryer , ai na u pergjigj se do vepronte kur te vinte momenti i pergjegjesise ligjore qe ai kishte dhe kishte kompetence per te vepruar. Pra , pasi te aprovohej buxheti me shkelje dhe nese keshilltaret do ta ankimonin vendimin, Prefekti do e merrte ne shqyrtim. pasi vendimi u morr me shkelje, nje grup keshilltaresh te Bashkise Korce e Ankimuan vendimin tek Prefekti . Prefekti ne kumdershtim me ligjin, edhe pse ishte i informuar per shkeljet e renda , perseri e zbardhi vendimin. Ne kete rast , si keshilltar i Keshillit te Bashkise Korce e vetmja mundesi ishte ankimimi ne Gjykaten Administrative. Gjykata Administrative e Apelit , pasi shqyrtoi ceshtjen edhe pranoi qe te gjitha shkeljet jane te vertetuara perseri vendosi te mos e riktheje per shqyrtim ne Keshill vendimin e dates 29 dhjetor 2023. Pas kesaj kemi vendosur qe vendimin ta ankomojme ne Gjykaten e Larte . Pse e bejme kete? Koha na dha te drejte, Bashkia Korce me nje buxhet qe nuk i sherben aspak qytetareve ka reflektuar ne realitet mungesen e investimeve ne Bashkine Korce , edhe pse ka nje buxhet prej rreth 23 milion euro. Nuk ka investime ne Turizem si nje nga shtyllat kryesore te propaganduara nga Bashkia Korce, zero investime per zonat rurale dhe per fermeret. Asnje investim ne lidhje me zhvillimin e te rinjve . Sot shohim qe Bashkia Korce nuk kryen as gjerat me minimale ne territorin e saj, nuk miremban rruget te cilat jane gjithe gropa. Parqet dhe kendet e lojrave ne gjithe lagjet e qytetit jane te amortizuara dhe nuk ka asnje nderhyrje prej mbi 3 vjet. Sherbim i transportit publik ne qytet eshte duke u mbyllur totalisht. U rrit cmimi i biltes nga 30 lek ne 40 lek dhe shpeshtesia e frekuentimit eshte ulur. Nuk ka orar te publikuar se kur kalon urbani i qytetit dhe qytetaret jane te painformuar dhe te pa sherbyer. Transporti publik ne fshat eshte inegzistent. Bashkia ka dhene disa licensa furgoni por ato nuk kane qarkullim ne oraret qe ka nevoje popullata dhe nuk ka sherbim ne ore te pasdites e jo me ne oret e vona te mbremjes. Pra Bashkia Korce ka kapitulluar totalisht perballe detyrave qe ka ne ofrimin e sherbimeve ndaj qytetareve.