Video/ E turpshme, Policia Bashkiake e Veliajt i mban për vete perimet që i sekuestroi kësaj nëne

Aulon Bej KALAJA

Nje jave me pare, Policia Bashkiake e Erion Veliaj, dhunoi nje nene e cila prej vitesh qendron neper rruge te ndryshme te kryeqytetit duke shitur perime. Pasi e terheqin nga duart, e godasin ne bark dhe i sekuestrojne ullinjte, qepet, cimkat dhe specat, ata therrasin dhe Policine e Shtetit per t’a shoqeruar, pasi nena kishte bere rezistence dhe nuk kish pranuar t’ia mernin mallin.

Aty u gjenda dhe une, nderkohe vazhdimine historise mund t’a ndiqni ne kete link: https://youtu.be/YRA0fBaG6tc Shefi ketyre policeve te forte qe dhunojne moshen e trete ne Tirane, e kishte terhequr vecante nenen dhe i kithte premtuar se ata do ia kthenin mallin, por sot e kesaj dite nena nuk e ka mare mallin e saj, pra perimet qe shiste.

Ka tre rruge se ku mund te kene perfunduar perimet e nenes:

1-T’i kene mbajtur policet per vete, duke i ndare me njeri-tjetrin.

2-T’i kene derguar perimet e fresketa tek shtepia e shefit te tyre, pa Kryetarit te Bashkise, Erion Veliaj.

3-T’i kene derguar ne mensat e te moshuarve, ose kopshtet e femijeve, nderkohe qe per kete furnizim Bashkia ka nenshkruar nje tender. Gjithsesi, kjo situate absurde duhet te mare fund.

Nena nga frika kthen koken prapa here pas here, pasi i jane bere makth. Po sillen me te, a thua se ka rrezikshmerine e ndonje trafikanti droge. Por nena nuk shet kanabis, por majdanoz. Dhe me sa duket kjo qeveri nese shet kanabis nuk te ngacmon, ndersa nese shet perime te perndjek dhe te dhunon.

Exit mobile version