Video/ Edhe Berisha si Rama sot bëri “miting madhështorë” në Shkup, por pak muaj më vonë hëngri 1 milion shuplaka!

NGA NAMIR LAPARDHAJA

Këto janë pamjet e takimit të Berishës në Shkup për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Një vit më pas, 1 milion shuplaka e rrëzuan nga pushteti për të mos u ngritur më kurrë!

Të njëjtën skemë duket se po përsërit edhe Rama sot në Greqi, duke pasur sigurisht të njëjtin fund si paraardhësi i tij.

Modeli i ndezjes së nervit nacionalist të shqiptarëve sa herë që politika dështon për ta përmirësuar jetën e atyre që ka brenda, duhet të marrë fund, sepse shfaqjet nuk i shërbejnë njerëzve.

Vitin tjetër janë zgjedhjet. Me një mijë e një afera korruptive dhe skandale nga të gjitha anët e qeverisjes së tij, Edi Ramën nuk e shpëton dot shfaqja në Greqi.
Edhe politikanët grekë kur tentuan të bëjnë të njëjtëm gjë në Himarë e gjetkë, i humbën zgjedhjet në Greqi.

Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës dhe gënjeshtra të tilla diaspora ka vite që i dëgjon.

Mjafton të shohësh fjalimet që u ka mbajtur ndër vite dhe e kupton se propaganda përsëritet vetveten për hallet e saj.

Mjafton t’u lejojë të drejtën kushtetuese të votës dhe e ka “zgjidhur” një pjesë të “borxhit” që ka ndaj tyre.

Artikulli paraprak“Qyteti i Flamurit është kthyer në qytetin e bolierëve”/ PD, Elezi: Pavarësisht dyfishimit të tarifës nga Bashkia Vlorë, qyteti vuan mungesën e ujit të pijshëm
Artikulli tjetër“Nacionalizmi shterpë, gjethja e fikut që fsheh premtimet e pambajtura”/ Basha: Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për eskursion…