Video/ Edi Rama “në gjurmët” e Lulzim Bashës: Do kandidoj te Listat e Hapur

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS me një paralajmërim për të gjithë deputetet që kanë më shumë se një mandat. Duke përfshirë edhe veten e tij, Rama tha se do të jenë në garë të hapur, ndërsa në listën e mbyllur do të jenë shumë pak prej tyre.

Por Edi Rama nuk është politikani i vetëm që ka kërkuar garimin me lista të hapura, pavarësisht vendimit të PS dhe PD të drejtuar nga Berisha, për t’i mbyllur ato në korrikun e shkuar.

Pak ditë më parë, kreu i demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha, në një intervistë për Report Tv, deklaroi se jo vetëm që do ta çojnë në Kushtetuese ujdinë mes Ramës dhe Berishës për të mbyllur listat, por që ai dhe forca e tij politike do të kandidojnë me lista të hapura, duke zhbërë vullnetin e kryeministrit dhe ish-kryeministrit për t’i kthyer formacionet politike në kazerma në shërbim të tyre.

Sot Edi Rama ndoqi shembullin e Lulzim Bashës, por ndryshe nga kreu i euroatlantikëve, Rama tingëllon hipokritë në zgjedhjen e tij, sepse me votën që bashkoi me Berishën, u hoqi qytetarëve të drjetën për të ndëshkuar me votë politikanët në listat e tyre që kanë marrë vendime në dëm të interesit publik.

Exit mobile version