VIDEO/ Eksperti i çështjeve zgjedhore e thotë troç te Syri Tv: Drejtimi i komisionit të Reformës Zgjedhore i takon PD me kryetarë Bashën!

Ish-kryetari i KQZ-së dhe eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar troç se debati për bashkëdrejtimin e komisionit për Reformën në Drejtësi është një tjerrje politike, e cila nuk i shërben punës për realizimin né kohë të një reforme të plotë.

Pavarësisht nga ilariteti në studio ku ishte i pranishëm edhe deputeti Dash Sula dhe kryeredaktori i Syri TV, Kume, këmbënguli me argumenete se legjimitetin e bashkëdrejtimit me PS të komisionit të Reformës Zgjedhore, e ka vetëm PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Gjithashtu ai ka kërkuar me ngulm që të bëhet reforma zgjedhore dhe të mos sabotohet me diskurse politike jashtë thelbit.

Sipas Kumes, nëse nuk do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të përsëriten zgjedhjet e 2021 dhe ndoshta edhe në një situatë më te keqe.

Përsa i përket debatit për kryesimin e komisionit të Reformës Zgjedhore nga pjesa e opozitës, bashkëkryetarit, kjo është e qartë.

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka legjimitetin për të bashkëdrejtuar me PS-në atë komision.

Nëse nuk bëjmë ndryshime në ligjin zgjedhor, zgjedhjet e 2025 do të shoqërohen me po atë rrezik të zgjedhjeve të 2021. Dhe ndryshimet duhet të bëhen jo vetëm ato që thotë OSBE-ODIHR.

Duke ju referuar asaj se sa dhe si ne e realizuam procesin zgjedhor me këtë legjislacion që kemi sot, unë do të thoja që nëse nuk ndërhyhet edhe në çështje të tjera që mund të rregullohen nëpëmjet reformën zgjedhore, ne do të na përsëritet, ndoshta edhe më keq situata me të cilën u përballëm në vitin 2021.

Unë e konsideroj të domosdoshme realizimin e reformës zgjedhore, e cila natyrisht duhet të ketë pasqyrimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, që kanë lidhje me zgjedhjet.

Ne nuk vuajmë shumë nga legjislacioni, por nga zbatimi i ligjeve. Nëse nuk ndryshon asgjë, do të përsëriten zgjedhjet e 2021“, tha Kristaq Kume në SYRI TV.

Exit mobile version