VIDEO/ Ernest Muçi alarmon Beshiktashin, Solskjaer i trishtuar pas dëmtimit të sulmuesit shqiptar

Ernest Muçi është dëmtuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare la fushën e lojës në minutën e 27-të, ndërsa Beshiktash përballej me Bashakshehir.

Muçi nuk mbërriti një top të hedhur drejt tij dhe reklamoi tërheqje. Trajneri Solskjaer nuk e fshehu trishtimin, pasi Muçi kërkoi zëvendësim.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare konsiderohet titullar nga Solksjaer, që u detyrua ta zëvendësojë me Zhoao Marion. Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.

Dalja e Muçit nga fusha: (VIDEO)

Exit mobile version