Finale spektakolare me plot 5 gola të shënuar! Barcelona triumfoi ndaj Realit me rezultatin 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit duke fituar trofeun e 32-të në histori.
Një triumf ky që mban gjallë ëndrrën që katalanasit të fitojnë tripletën këtë sezon. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 falë golit të Pedrit.
Në fragmentin e dytë të sfidës, madrilenët përmbysën përkohësisht sfidën me Mbape dhe Tçuamenit në minutat 70 dhe 77, ndërkohë që goli i Ferran Torres në minutën e 84-t, çoi ndeshjen në shtesa.
Nuk mungoi as tensioni si dhe pretendimet për penallti si dhe 11-metërshat e anuluar nga VAR-i. Për golin e fitores mendoi Kunde në minutën e 116-të.
FT BARCELONA-REAL MADRID 3-2
28′ Pedri, 84′ F.Torres, 116′ Kunde / 70′ Mbape, 77′ Tçuameni
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet supersfida!
116′ GOOOOOL BARCELONA 3-2/ Kunde ngreh peshë zemrat e tifozëve katalanas. Gol fantastik i mbrojtësit francez. (VIDEO)
113′ Harkim nga e djathta, Bellingham zhytet me kokë, por nuk arrin dot t’i gjejë kohën sferës për ta dërguar në rrjetë.
105′ Starton shtesa e dytë.
Mbyllet shtesa e parë.
104′ Pranë golit të tretë Barcelona me Ferran Torres, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
100′ Skuadrat shfaqin lodhje në këmbët e tyre. Gjithsesi madrilenët shfaqen më kërkues.
93′ Reali e nis në sulm shtesën e parë në kërkim të golit të tretë.
91′ Starton shtesa e parë.
Mbyllet koha e rregullt, finalja shkon me shtesa!
90+6′ Gjyqtari akordon penallti pas duelit Rafinja-Asensio, por pas konsultës me VAR-in, vendos ta anulojë dhe ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin e skuadrës katalanas. (VIDEO)
90+4′ Torres kërkon penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Vazhdon loja. (VIDEO)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
84′ GOOOOOL BARCELONA 2-2/ Finale e çmendur, katalanasit rigjejnë baraspeshën me Ferran Torres që përfiton nga një mosmarrveshje e Rudiger me portierin Kurtua. (VIDEO)
82′ Superpritje e Kurtua, që i mohon golin e barazimit Lamin Jamalit. Fantastik portieri belg. (VIDEO)
77′ GOOOOOL REALI 1-2/ Përmbysin madrilenët, Tçuameni godet saktë me kokë, pas harkimit të Arda Gyler nga këndi. (VIDEO)
74′ Tjetër shans i artë për Realin, me dyshen Mbape-Vinicius, por shpëton për mrekulli porta katalanase (VIDEO)
70′ GOOOOL REALI 1-1/ Mbape realizon nga goditja e dënimit, me një gjuajtje potente që prek shtyllën dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)
68′ De Jong bën një faull taktik ndaj Mbape në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë (VIDEO)
61′ Rafinja sfumon një tjetër mundësi shënimi, braziliani nuk ka shënjestrën e duhur. (VIDEO)
59′ Momenti i Real Madrid, që është hedhur në sulm, dy tentativa të rrezikshme të Vinicius Zhunior. (VIDEO)
56′ Aksion i shpejt në krahun tjetër të fushës, me Mbape dhe Vinicius që nuk finalizojnë dot. (VIDEO)
55′ Pranë golit Barcelona me Rafinjën që shpërdoron një shans të artë duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO)
49′ Kundërpërgjigje e Realit me Vinicius, fantastik Shezni që pret dy herë gjuajtjet e sulmuesit brazilian. (VIDEO)
48′ Barcelona nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme duke provuar me Rafinjën dhe Pedrin. Në vështirësi madrilenët.
46′ Katalanasit e nisin në sulm, gjuajtja e Jamal, ndalet nga portieri Kurtua.
46′ Starton pjesa e dytë.
45’+5’ Mbyllet me shifrat 1-0 për Barcelonën pjesa e parë e ndeshjes.
45’+2’ Vinicius niset me shpejtësi drejt zonës, ku rrëzohet nga Inigo Martinez. Por në vend të penalltisë, gjyqtari vërshëllen për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
44’ Shtylla shpëton madrilenët nga autogoli! Pas një goditje këndi, topi devijohet në zonë në fund nga Rydiger, i cili çon sferën në shtyllën e portës së tij. (VIDEO)
38’ Ferran Torres niset i vetëm drejt zonës, por më pas ndalet nga Rudiger në momentin e fundit.
35’ Bellingam merr një top në qendër të zonës dhe mposht Sheznin, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
28’ GOOOL BARCELONA! Jamal shkëputet në të djathtën, sheh Pedrin në qendër dhe pason për mesfushorin i cili lëshon nga jashtë zonës një predhë të pakapshme për Kurtua. (VIDEO)
26’ Ançeloti kërkon me zë të lartë një prekje topi me dorë të lojtarëve të Barçës dhe përfundon i ndëshkuar me karton të verdhë për protesta. (VIDEO)
21’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Kunde gjuan me kokë por Kurtua devijon mbi traversë. (VIDEO)
19’ Jamal provon me të majtën, sfera shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës së largët. (VIDEO)
17’ Katalanasit kërkojnë penallti, për një prekje të topit me dorë në zonë nga Valverde, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
13’ Shpërthim i Jamal në krahun e djathtë, detyron madrilenët t’i dhurojnë një goditje këndi.
8’-11’ Reali humb menjëherë një lojtar, pasi Mendi dëmtohet pas një kontakti me Kunde dhe kërkon zëvendësim. Në lojë hyn Fran Garsia.
6’ Vinicius zihet në pozicionin e famshëm jashtë loje të katalanasve që në tentativën e parë për të dalë në krahun e majtë. (VIDEO)
3’ Ferran Torres hyn në zonë nga e majta, pasimi në qendër largohet nga Tçuameni në këndore. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Sevilje.
FORMACIONET ZYRTARE
Barcelona: Shezni; Gerard Martin, Kubarsi, Martinez, Kunde, Pedri, Olmo, De Jong, Jamal, Ferran, Rafinja
Trajner: Hansi Flik
Real Madrid: Kurtua; Mendi, Rudiger, Asencio, Vaskez, Bellingam, Sebajos, Tçuameni, Valverde, Vinicius, Rodrigo
Trajner: Karlo Ançeloti