VIDEO/ Forma fantastike e Qazim Laçit, mesfushori shqiptar bën protagonistin në derbin ndaj kryesuesve të kampionatit

Qazim Laçi po kalon një moment të mirë te Sparta e Pragës, në elitën e futbollit çek, teksa mbrëmë kontribuoi me asist në derbin ndaj kryesuesve të Slavias së Pragës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2 me 0. 

Në minutën e 51-të, mesfushori u bë protagonist me një asist mjaft të bukur nga goditja e këndit, për Zeleni, që gjeti rrugën e rrjetës duke zhbllokuar sfidën. Goli i dytë u shënua nga Haraslin në minutën e 57-të.   

Në 21 ndeshje në kampionat, Laçi ka regjistruar 2 gola dhe 4 asiste, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Spartës në vitin 2025.  

Exit mobile version