VIDEO/ Gol i çuditshëm nga goditja e dënimit dhe asistit, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në duelin e kampionatit rumun

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, po kalon një moment fantastik te skuadra e Kluzh, teksa mbrëmë u shndërrua në protagonist absolut në triumfin 2-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Universita Kraiova.  

Fillimisht Korenica, kontribuoi me asist te goli i shënuar nga Kamara në minutën e 22-të, ndërkohë që në minutën e 44-t, Korenica tundi rrjetën me një harkim nga goditja e dënimit që çuditërisht nuk u devijua nga askush, duke sjellë gëzim te vendasit.  

Titullar në këtë duel u aktivizua edhe mesfushori Emerllahu, i cili zhvilloi një paraqitje pozitive. Falë këtij triumfi Kluzhi u ngjit në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se kryesuesit e FCSB.  

Exit mobile version