VIDEO/ Ishte kandidat për listën e Silvinjos, Caci magjik me dy asistime në Bundesligë

Antoni Caci ka asistuar dy gola për Mainz në Bundesligën gjermane. 27-vjeçari dha pasimet vendimtare për skuadrën e tij, që barazoi 2 me 2 ndaj Freiburgut.

Ndeshja kishte vlerë për javën e 26-të. Caci asistoi në çdo pjesë duke qenë një ndër lojtarët më të spikatur.

27-vjeçari ka qenë kandidat gjatë kësaj kohe për të veshur fanellën e Kombëtares. Kujtojmë se më parë ka dhënë kontributin e tij te moshat e Francës.

Goli i parë i asistuar i Cacit: (VIDEO)

Goli i dytë i asistuar i Cacit: (VIDEO)

Exit mobile version