Është e dukshme se ky do të jetë sezoni i Mirlind Dakut. Sulmuesi ka gjetur sërish rrjetën në kampionatin rus, duke shënuar golin e katërt në pesë ndeshjet e para. Gjatë përballjes ndaj Akron Togliati në transfertë, vendësit shënojnë të parët, ndërsa një autogol barazon shifrat.
Kur kishte mbetur vetëm koha shtesë, gjatë një këndoreje, portieri i Akron gabon në dalje dhe aty gjendet Daku i cili nuk fal dhe e shtyn topin në rrjetë, duke vendosur takimin, me tri pikët që i shkojnë Rubin Kazanit.
1-2 Daku pic.twitter.com/ugnN6f7Q9p
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 19, 2024