Kokainë, çanta dhe tufa të mëdha me para! Pamjet kur policia kryen kontrolle! Miliona euro të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacioni “Ura” të zhvilluar nga autoritetet e vendit fqinj dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku janë lëshuar 52 urdhër arreste, ndërsa janë sekuestruar miliona euro.

Në pamje shihen çanta të tëra me euro, pako me kokainë, plane nga sallat operative dhe të vëzhgimit, si dhe pamje të filmuara gjatë fazës hetimore.

Operacioni kundër trafikut të narkotikëve është zhvilluar në Itali dhe në disa qytete në Shqipëri. Në vendin tonë urdhër arrestet janë lëshuar me urdhër të SPAK.

Mësohet se në Shqipëri janë kryer kontrolle në disa qytete. Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.

Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës, për një ish punonjës policie. Po ashtu urdhër arreste jane leshuar edhe per disa persona me iniciale H.N, O.M, E.D, L.Ç.

Artikulli paraprakOperacion me shkallë të gjerë/ Policia zbarkon në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë. Kontrolle dhe urdhër-arreste!
Artikulli tjetër“Situata po vështirësohet çdo ditë”- Banorët e Gazës përballen me urinë! OKB: Ndihmat nuk kanë arritur ende te civilët